Ndeshja e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë.
“Zeri.info” mëson se kjo përballje është shtyrë për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në fund të muajit mars.
Prishtina – Gjilani ishte paraparë për t’u zhvilluar këtë fundjavë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet në miqësore me Lituaninë, e më pas në ndeshjet kualifikuese me Suedinë në Prishtinë dhe Spanjën në udhëtim.