Analistja politike, Luljeta Aliu është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook.
“Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”, shkroi komentuesi në një nga postimet e Aliut. Kërcënimin e ka shpërnda vetë ajo në profilin e saj në Facebook, teksa shton se sipas saj edhe shumica e prokurorëve mendojnë si komentuesi dhe nuk e arrestojnë personin që e ka kanosur.
“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook.