Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleskandar Vuçiq, pasi që ky i fundit publikoi një fotografi ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin shtetëror, me mbishkrimin “Në përjetësi” “Le te nervozohet kush të dojë”, shkroi ai.
Kujtojmë se ndaj kësaj fotoje të publikuar nga Vuçiqi, shqiptarët kanë nisur një fushatë për ta fshirë atë nga Instagrami.