Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë sot 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin down.
Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin doën.
“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës “Pema” ta përkrahim në institucuionet komunale, gjegjësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si “Parku i 21 fidaneve” që është simbolikë e shënimit të 21 marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromin down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që iu dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili.
Përfaqësuesja e Qendrës së kudjesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, tha se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidaneve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 fidaneve.