Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është pyetur nga Nora Hasani të Odës Ekonomike gjermane se kur do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Zemaj tha se sigurimi i tyre është angazhim ditor.
“Ka vështirësi në furnizimin e vaksinave. Akoma jemi duke vazhduar komunikimin, sidomos me ata që kanë pasur deklarata se ato do të vijnë në shkurt. Jemi në pritje dhe në komunikim edhe përmes UNICEF-it. Sasia që është diskutuar me Covax është në prodhim, gjatë marsit”; shtoi ai
Ndërkohë, që nga Shoqata e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi është ankuar për numrin e madh të dënimeve.
Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj kanë propozuar pushim një javor në mënyrë që mos vije situata që të mos ketë mësimdhënës.
“Kemi dalë me një propozim që nxënësit të shkojnë në pushim 1 javor. Dhe në fund të javës të vendoset për situatën epidemiologjike, dhe të të shohim se për çfarë modalitete. Konsiderojmë se masa të tilla duhet të merren si pjesë e një pako për uljen e rasteve. Nuk mund të ketë reagim parcial për shkak të vatrës së shumëllojshmërisë. Ne në arsim kemi dal me propozim 1+1. Dhe që të ruajmë resurset që të mos vije situata që të mos kemi mësimdhënës”, tha ai.