Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se 12 shkolla janë duke mbajtur mësimin online.
Rexha gjatë takimi të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, ka propozuar që pushimi për nxënësit të shkojnë në një pushim njëjavor.
“Ministria e ka mbledhur menxhmentin dhe palët e interesit, dhe propozojmë që nxënësit të shkojnë në një pushim njëjavor”, tha Rexhaj.
Kujtojmë se vetëm sot janë konfirmuar 828 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shënuar 8 raste të vdekjes.