Spitali regjional i Gjilanit është mbushur plot me mbeturina. Ato janë prezente edhe në korridore por edhe brenda dhomave të pacientëve.
Shkak për këtë u bë greva dy javore e punëtorëve të mirëmbajtjes të cilët nuk i morën pagat për muajin janar dhe shkurt, njofton Klan Kosova.
Bojkotimi i punës nga ana e tyre bëri që këtë punë të detyrohen ta kryejnë pacientët të cilët janë të irrituar me papastërtinë e krijuar në objektin ku ofrohen shërbime shëndetësore për ta.
Më shumë detaje në lidhje me këtë temë mund të mësoni nga kronika e mëposhtme./klankosova/