Ish-anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar ish-zyrtarët e LDK-së se e “realizuan” planin e projektin e “Akademisë së Serbisë”.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se e djathta kombëtare e Kosovës ka rënë me zgjedhjen e Kryesisë së re të kësaj partie, të cilën e ka quajtur formacion të ‘Soros-istëve’, ‘Ora-istëve’, ‘Riinvest-ëve’.
“E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të ‘Soros-istëve’, ‘Ora-istëve’, ‘Riinvest-ëve’ dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste”.
“Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci! Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co! Bravo Vjosa Osmani & Co! Bravo akademikë të LDK-së! U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë! Këtu jemi!”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se Tërmkolli nuk është përzgjedhur që të jetë pjesë e Këshillit të ri të Përgjithshëm të kësaj partie. Ajo në ditën e votimit të Lumir Abdixhikut kryetar i LDK-së, la të kuptohet përmes një deklarate se nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie./zeri/