Kosova e qytetarët e vendit nga sot kanë qeverinë e re.
LDK është parti në opozitë dhe kryeminstri Hoti i dorëzoi detyrën Kurtit ashtu si duhet,ashtu si bëhet në vendet e zhvilluara.Me VV ishim kundërshtarë e rivalë politikë dhe i konsideruam të tillë sepse kjo është kultura jonë.I kishim edhe partnerë për pak kohë por nuk deshtën më shumë dhe kaluan në opozitë.Deshtën pushtet absolut dhe e morën.Ne jemi parti opozitare dhe ashtu siç u treguam kulturën institucionale në pushtet ashtu do u tregojmë në opozitë.
Në numra janë absolut pothuajse ne kuvend por gjysma e më shumë qytetarë të vendit nuk janë pjesë e tyre.Janë pjesë e mendimit ndryshe dhe e plotësojnë tërësinë.
Kosova nuk ka kohë për të humbur më.Nuk ka kohë për fjalë e demagogji,akuza e konflikte por punë e zhvillim,integrim e rrugëtim të drejtë.Rrugët i kemi zgjatur vetes por qëllimin dhe destinacionin e kemi të qartë.Meritojmë të jemi pjesë e familjes në BE dhe ska rrugë tjetër.
LDK u ka hapur shtigjet e saj,nuk ka kthim mbrapa dhe nuk kemi kohë më për të humbur!
Koha është treguesi më i mirë i punës dhe rezultateve të secilit akterë në proces.
Valentina Bunjaku Rexhepi