Banorët e fshatit Karaçevë menjëherë pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin KUrti, i janë drejtuar me një letër të hapur në të cilën kanë theksuar”
“Me padurim e pritëm themelimin e Qeverisë së re Kurti 2. Ne banorët e brezit kufitar po iu njoftojmë përmes këtij shkrimi si Bashkësi Lokale, se banorët e brezit kufitar jemi të zhgënjyer tej mase me problemet të cilat ballafaqohemi çdo ditë, çdo muaj, çdo vit me hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe paramilitare etj. Ky problem është shfaqur tek ne që nga viti 2001 dhe ende vazhdon. Është i vetmi problem që ballafaqohemi qe 20 vite të plota duke protestuar shumë herë, duke njoftuar të gjitha qeveritë që kanë qenë por askush nuk na mori parasysh. Por as Kuvendi e as Kryetarët e Parlamentit nuk janë marrë asnjëherë me këtë problem. Vetëm ne banorët kemi qenë të zëshëm për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës në këtë brez kufitar që vazhdimisht jemi të rrezikuar nga shteti okupues-Serbia. Edhe pse vazhdimisht kemi kërkuar nga institucionet, Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministri por nuk janë marrë fare me këtë problem të banorëve. Presim nga Qeveria e Kurtit që urgjentisht të merret me këtë pjesë të brezit kufitar-Karaçevës. Problemi numër 2 që i adresohet Qeverisë është mbyllja e 15 shkollave, në mesin e 15 shkollave është edhe shkolla e brezit kufitar në Karaçevë që numëron mbi 100 nxënës. Tani po i numëroj mbi 15 shkolla që i ka mbyllur dhe ia ka vënë drynin: 1.”Sh.f.”Asllan Thaçi”-Karaçevë e Poshtme. 2.”Sh.f. – Busavatë 3.”Sh.f. – Petroc 4.”Sh.f. – Shipashnicë e Poshtme 5.”Sh.f. – Kopërnicë 6.”Sh.f. – Tugjevc 7.”Sh.f. – Sfircë 8.”Sh.f. – Strezoc 9.”Sh.f. – Krilevë 10.”Sh.f. – Desivojcë 11.”Sh.f. – Lisockë 12.”Sh.f. – Dajkoc 13.”Sh.f. – Poliçkë 14.”Sh.f. – Dazhnicë 15.”Sh.f. – Velegllavë 16.”Sh.f. – Kranidell Etj. Me këto reforma që ka marrë kreu i Komunës Qëndron Kastrati me mbylljen e shkollave, të marrin dhe t’i shpërndajnë nxënësit në lokalitetet e tjera ku gjitha shkollat në këtë komunë i plotësojnë të gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit ku edhe personeli arsimor i ka plotësuar gjitha kushtet. Të nderuara Institucione të Kosovës, Kryeministri Z.Kurti, Kryeparlamentari Z.Konjufca dhe Ministrit të Arsimit dhe gjithë delegatëve të Kuvendit, ngriteni zërin për hapjen e këtyre shkollave dhe t’ia rikthejmë buzëqeshjen tërë Komunës dhe mbi 548 nxënësve që nuk vijojnë mësimin. Mbyllja e këtyre shkollave është antikombëtar, antiligjor, joshqiptar ky gjest famëkeq që na ka ndodhur neve. A ka më keq se sa të privohet e drejta e nxënësit për t’u shkolluar në lokalitetet e tyre? Në këtë pjesë të Kamenicës kërkojmë që nxënësit të mos privohen nga e drejta e shkollimit, dhe ne kërkojmë që janë të garantuara shkollat fillore me ligj dhe me kushtetutë. Kthehuni kah problemet e Karaçevës dhe të mirrni seriozisht këto probleme, që t’i hapni shkollat. Dhe duam që të kërkoni nga kreu i Kamenices , Qëndron Kastrati që t’a merrni vendimin e prerë dhe t’a urdhëroni për hapjen e shkollave. i nderuar Kryeministër Kurti, Qëndron Kastrati është zgjedhur nga partia juaj si kryetar i Komunës sonë. Ne nuk do lëmë gur pa lëviz deri në realizimin e këtyre kërkesave. Vazhdimisht do ua kërkojmë këto kërkesa. Ne iu ftojmë që të dilni edhe ju në brezin kufitar-Karaçevë dhe t’i shihni problemet tona. Shpresa jonë e vetme tek ne jeni ju ! Duam që kjo kërkesë të na kthehet pozitivisht”.