Kryetari i Gjilanit edhe nënkryetari i parë në LDK, Lutfi Haziri tha se nuk frikësohet të kandidojë përsëri për kryetar të Gjilanit.
Ai tha se veç “i përvjeli mangët e largoi kravatën”, dhe ia mësyn garës.
“Vec i përvjeli mangët e largoi kravatën edhe dalë në teren, nuk I frikësohen garës, edhe sifadeve , unë kam marrë Gjilanin në kohën më të vështirë”, tha Haziri në një intervistë në ATV.
Lutfi Haziri është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK’së në zgjedhjet e fundit të brendshme.
Ai është kryetar aktual i Gjilanit. Zgjedhjet lokale do të mbahen gjatë muajve të fundit të këtij viti në të gjitha komunat.