“Është e rëndësishme ta pranojmë, një gabim duhet cilësuar si i tillë, e mbi të gjitha duhet korrigjuar sa më shpejt.”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel kërkon falje dhe pranon se ka gabuar në planifikimin e një “lockdoëni” 5-ditor të vendit gjatë periudhës së Pashkëve. Në një fjalim, pasditen e së mërkurës, kancelarja gjermane rrëzoi propozimin i cili nxiti kritika dhe konfuzion në vend. “E di se propozimi ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme, më vjen keq, e për këtë u kërkoj falje të gjithë qytetarëve.”, u shpreh ajo.
Pas një takimi maratonë me liderët e 16 landeve të gjermanisë ditën e hënë, Merkel njoftoi zgjatje të izolimit të pjesshëm deri në 18 prill, dhe ashpërsim të masave nga 1 deri në prill, me qëllimin për të frenuar një vale të re të mundshme të pandemisë.
Propozimi ngriti pikëpyetjet e epidemiologëve, asocacioneve te biznesit dhe vetë pjesëtarëvë të bllokut politik të Merkel. Sipas planit, të gjitha dyqanet dhe biznese do të mbylleshin për 5 ditë gjatë pashkëve, ndërsa dyqane e ushqimeve do të hapeshin për pak, të shtunën në prag të Pashkëve, propozim ky, që për shumë do të ndikonte në grumbullime massive para supermarketeve.
Teksa e terhoqi propozimin, Merkel tha se kishte pasur qëllime të mira, ndersa pranoi se gabimi ishte i saj. Një sërë shtetesh të tjera përfshirë Holanden e Norvegjinë, kanë zgjatur kufizimet mes rritjes së infektimeve. Eurokomisionerja për shëndetësinë Stella Kyriakides paralajmëroi se pandemia po përkeqsohej në shume shtete, ku vërehet rritje e rasteve, hospitalizimeve e vdekjeve nga covid-19.