Nuk mundi që fizikisht të jetë i pranishëm në ekspozita anekënd botës, por Avni Behluli, artist pamor në zë nga Gjilani edhe në këtë kohë pandemie është i pranishëm nëpër galeritë kudo në botë.
“Pas përhapjes së virusit covid-19, u bë e pamundshme që të prezantohemi fizikisht me punët tona nëpër vende të ndryshme, po ja që nga kjo murtajë edhe jeta ka marr kahe tjetër jetese. Atëherë kur nuk kemi mund të shkojmë fizikisht me punët tona që të prezantohemi, tani na u ka dhënë mundësia që në formën virtuale ta shpërfaqim artin tonë nëpër skaje të botës”, thotë artisti i njohur gjilanas Avni Behluli, që shton se për prezantimin e veprave të tija nëpër qendra të ndryshme botërore.
Behluli thekson se ka ftesa në vazhdimësi, por që është paraqitur në vetëm 12 prej tyre. Ai që nga fillimi i këtij viti e deri më tashti ka shpërfaqur veprat e tija në 12 aktivitete ndërkombëtare,
nëpër galeri të shteteve të botës. Dy prezantime i kishte në Kore të Jugut, një në Indi, një në Sarandë ( Shqipëri), të tjerat në Turqi ( Ankara, Izmir, Mersin).
“Jo rrallë ndodhë që të njëjtën ditë apo brenda javës kam disa aktivitete, por që nuk i bëjë publike gjitha këto”, thotë artisti Avni Behluli./kryelajmi.com/