Ish-volejbollistja e njohur kosovare e tash nënkryetare në Federatën e Volejbollit të Kosovës FVK, Mimoza Shkodra – Bislimi është zgjedhur nënkryetare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Ajo ka fituar besimin e delegatëve për të marrë një pozitë të tillë të lartë. Kjo njëherit është femra e parë në sportin kosovar që ka marrë një pozitë të tillë të lartë.
Gjithësesi se Mimoza Shkodra – Bislimi si një sportiste e dalluar dhe që bashkëjeton në një familje sportistësh e ka mëritur një post të tillë.
Në faqen e saj në facebook ajo ka shkruar.
Jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese nga i gjithë komuniteti i SPORTIT në Kosovë dhe posaçërisht nga delegatët e KOK- ut për besimin e dhënë.
Faleminderit nga FVK për delegimin.
Për mua është përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi do ta kryej me shumë nderë dhe profesionalizëm.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit…!/kryelajmi.com/