Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Arben Vitia, ka marr sot një vendim për anulim të një konkursi të marr nga ish-ministri Armend Zemaj në shkurt të këtij vitit.
Përmes këtij konkursi që tashmë është anuluar, ishte parashikuar që të angazhohen përkohësisht 210 persona si staf shëndetësor. Pesë mjekë, 30 infermierë me Bachelor, 100 infermierë me shkollim të mesëm dhe 75 staf teknik dhe mbështetës.
“Anulohet konkursi i publikuar me datën 02/02/2021 për angazhim të përkohshëm të stafit mjekësor në luftën kundër Covid-19”, thuhet në vendim. Sipas vendimit që ka siguruar gazeta Infokus thuhet se ky vendim i nënshkruar nga ministri Vitia është hyrë në fuqi sot më 26 mars.
Sipas këtij konkursi paga për mjekët specialistë do të ishte 704 euro, për mjekët e përgjithshëm do të ishte 610 euro, paga për infermierët 422 euro, për inspektorët sanitar 520 euro.
Sipas kushteve të përshkruara në konkurs, specialistët e mikrobiologjisë do të merrnin 704 euro, laborantët do të paguhen me 422 euro kurse stafi teknik dhe mbështetës me 360 euro për muaj.