Komuna e Prishtinës para dy ditësh ka hapur një tender për trajtimin e qenve endacak. Kujtojmë se, qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, ku jo rrallëherë i sulmojnë edhe qytetarët.
Shpesh herë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë kritika të shumta nga qytetarët për strehimin e qenve endacak, por Ahmeti pati kërkuar që përgjegjësia e plotë për trajtimin e tyre t’u jepet komunave.
““Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative”, pati shkruar Ahmeti më 22 tetor, kur një qen sulmoi një grua shtatzënë në Prishtinë.