Arjeta Rexhepi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Gjilan, pëmres një statusi ka treguar se punës së saj 25 vjeçare në shkollë si mësimdhënëse e matematikës-informatikës, ka kërkuar pezullimin e vendit të punës për shkak të angazhimit tim në Kuvendin e Kosovës shkruan Radio Star.
Rexhepi ka treguar se nuk e ka të lehtë të shkruaj këta rreshta dhe për të i’a dedikuar nxënësve të saj dhe prindërit e tyre si dhe kolegët e punës.
Shkrimi i plotë:
Nuk është e lehtë për mua t’i shkruaj këta rreshta dedikuar për nxënësit e mi, prindërit e tyre si dhe kolegët e punës.
Afër 25 vite të punës sime në shkollë si mësimdhënëse e matematikës-informatikës kam kërkuar pezullimin e vendit të punës për shkak të angazhimit tim në Kuvendin e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njëri prej frymëzimit tim për të ndjekur këtë rrugë të politik bërjes jeni ju nxënës të dashur!
Do të përkushtohem në detyrën e dhënë nga qytetarët dhe do të vazhdoj të punoj me ndershmëri për të ardhmen tuaj, e tërë popullit të Kosoves!