Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur të dielën me postimin e një spoti të ri në Facebook, ku mes të tjerash bën me dije se sezoni i ri turistik do të jetë më i lehtësuar këtë vit për shkak të procesit masiv të vaksinimit që ka nisur sot në Shqipëri. Mes fjalëve, Rama tregon se hotelet, restorantet dhe klubet këtë verë do të jenë të hapura dhe pa orare kufizuese.
“Kjo kohë që po lemë pas ishte tepër e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohemi, jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve. Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjithë bota. Hotelet, restorante, klubet e çdo mal të Shqipërisë do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi shumë punë për të çuar deri në fund dhe të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë”, shprehet Rama.