Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së kontigjentit të parë me vaksina kundër COVID-19 në Kosovë.
Osmani tha se duhet të jemi të durueshëm me Qeverinë, derisa ata të marrin hapa për të shpëtuar jetë.
Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Kjo është një ditë e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë për rreziqet e këtij virusi. Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë” ka shtuar ajo.