Pas 40 vitesh pune të përkushtuar, të palodhshme dhe të dinjitetshme në profesionin e tij si jurist, profesori Qerim Jakupi ka arritur moshën e pensionimit, me datë 26 Mars 2021.
Me rastin e pensionimit të profesor Qerim Jakupi, drejtori i shkolles z.Fadil Kqiku ndau mirënjohje dhe falënderim për punën dhe kontributin e dhënë si dhe rezultatet e arritura gjatë procesit mësimor nga ana e tij, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj punës, e në veçanti ndaj nxënësve, me zotim dhe dije të cilën e transmetonte natyrshëm dhe njerëzishëm për nxënësit e shkollës ndër breza.
Kolektivi dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore ia urojnë pensionimin duke i dëshiruar së pari shëndet e ta gëzojë gjatë pensionin!
Profesor Jakupi tha se, po e përfundon karrierën me bindje të patundur se puna e tij është një detyrë e shenjtë e cila ka ndikimin në formësimin dhe edukimin e një shoqërie të tërë.
Qellimi i vazhdueshëm i profesorit ishte jo vetëm gjetja e metodave të ndryshme inovative për të ndare njohuritë me nxenësit tij por edhe frymëzimi dhe motivimi i tyre ne mënyrë që të nxjerrë në pah më të mirën nga secili. Ai inspirohej prandaj nga thënja:
“Një mësimdhënës qe synon të jap mësim, pa i frymezuar nxënësit e vet me dëshirën për të mësuar, rreh me çekan një hekur të ftohtë“.
Biografia e tij:
Qerim Jakupi lindi më 26.03.1956
në Gjilan ,si dhe aty kreu shkollën fillore dhe të mesme .
Studimet i kreu në Fakultetin Juridik, Prishtinë, ku në vitin 1981 mori titullin Jurist i diplomuar.
Në vitin 1982 u punësua në ndërmarrjen tregtare “16 Nëntori” në Gjilan. (Pas luftës ”28 Nëntori”)
Në vitin 1992 u largua nga puna nga regjimi jugosllav. Kjo nuk e ndali profesorin e nderuar që pas luftes të vazhdoje veprimtarine e tij në po të njejtën ndërmarrje, në rolin e sekretarit duke punuar me përkushtim deri në privatizimin e saj të vitit 2006.
Në Shtator 2006 themeloi mardhënie pune në sh.m.e”Marin Barleti”Gjilan si mësimdhënës i lëndëve juridike.