Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personi i parë që do ta marrë vaksinën kundër Covid-19, të cilat kanë ardhur mbrëmë.
Kurti vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca, do ta marrë në orën 16:30 në sallën e sporteve “1 Tetori”.
“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. VENDI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, KOHA: 16:30”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.