Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan tregon se kur do të
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, është shprehur se kjo komunë do të pajiset me vaksinat AstraZeneca të enjten apo të premten.
Ai tha se Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për procesin e vaksinimit dhe se në fund të javës komuna do të pajiset me vaksinën antiCOVID. “Komunat që i kanë bërë parapërgatitjet e duhura për fillimin e procesit të vaksinimit do të pajisen me vaksinat AstraZeneca të enjten apo të premten. Ne si komunë jemi ndër më të goditurat me raste aktive, kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e vaksinimit në këtë fazë të parë”, tha ai për Klan Kosovën.
Po ashtu, ai bëri të ditur se fillimisht parashihet të bëhet vaksinimi i punëtorëve shëndetësor dhe personave të moshuar.