Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të masave kufizuese në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19. Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Shengen. “Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-seë ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, njofton Ambasada e Sllovenisë.
Ambasada e Kosovës në këtë vend bën të ditur se nga 29 mars 2021 hyjnë vendimet në fuqi.