Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga ekspertët shëndetësorë dhe autoritetet shëndetësore, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat anti-COVID.
Të hënën policia ka shqiptuar 801 gjoba për qytetarët, të cilët i kanë shkelur masat në bazë të Ligjit COVID-19.
Ndërkaq 1451 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa janë regjistruar 42 aksidente trafiku gjatë 24 orëve.
37 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit.