Nesër me fillim prej orës 20:45 Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do të lejonte himnin e Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë.
Ademi në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova tha se kjo çështje është politizuar më shumë nga mediat.Kreu i FFK-së tha se ndeshja do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.Por, nëse himni i Kosovës nuk do të intonohet gjatë ndeshjes, Kombëtarja do ta lëshojë fushën dhe do të niset menjëherë për Kosovë.“Sigurisht që po dhe pa nevojë. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot, me himn me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s”.“Gjithsesi edhe me shtetin spanjoll e dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët. Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës, që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj historia e re e Kosovës, të krijuarit e Kosovës shtet. Është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana. Po ashtu edhe ushtarët spanjoll janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë”.“Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na kanë pritur jashtëzakonisht mirë, me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore”.“Ju ka ardhur keq për detajet, sepse ka qenë më shumë mediale sesa politike. Besoj që e keni vërtetuar këtë sepse është deklaruar edhe ministrja e Jashtme. Madje nga Federata na kanë kërkuar edhe falje. Nuk ka qenë e nevojshme për mua. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ju e dini që kanë qenë edhe dy zyrtarë të UEFA-s pas deklarimeve të mia se nuk do të luajmë pa himn dhe flamur. Dhe më kanë garantuar edhe nga Federata e Spanjes se gjithçka do të shkoj sipas protokollit. Dhe ja kjo po ndodh”.“Ne i përshendesim gazetarët dhe referat dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodh ajo sepse protokolli është në përpikmëri”.