Dje është arrestuar një mësimdhënës në komunën e Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mësuesi kishte sulmuar fizikisht një nxënës.
“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.2021 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.