Dy kompani nga Zveçani, kanë marrë miliona euro nga buxheti i shtetit përmes tenderëve të ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, kur udhëhiqej nga kreu i listës serbe Goran Rakiq.Gazeta Infokus ka gjetur se “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronarë, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe.Në bazë të dokumenteve del se mesatarisht çdo vit ato kanë fituar nga gjysmë milioni euro tender.
Vetëm në vitin e fundit, kur gjithçka ishte e mbyllur për shkak të pandemisë “RAD D.O.O” kishte fituar 4 tenderë të nga MAPL-ja, në vlerë mbi 173 mijë euro në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut e Graçanicës.Kush qëndron mbrapa kompanive që morën “të gjithë̈” tenderët e MAPL-së?Të regjistruar si kompani të ndryshime të cilat kanë arritur të fitojnë miliona euro tendere, “PTP RAD” dhe “RAD D.O.O” kanë një pronar.Radule Stevice është personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.“PTP RAD” është e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018.Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë 32 veprimtari ekonomike.
Nga ndërtimi i ndërtesave banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaftë i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.
Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me pronarin e këtyre dy bizneseve, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.Miliona euro në duar të një personi
Në dokumentet që posedon Gazeta Infokus, shihet se në vitin 2018. “P.T.P RAD” ka arritur të marrë 9 tenderë nga Komuna e Graçanicës, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Komuna e Zveçanit, të financuar nga buxheti i Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal.Këta tenderë lidheshin me ndërtimin e ndërtesave, rrugëve, zgjerim të trotuareve, vendosje të semaforëve e punë të tjera.Për këto punë, ky operator aso kohe mori mbi 800 mijë euro.
Ndërkaq, në Prokurimin Publik thuhet se në vitin 2018, e njëjta kompani ka fituar tenderë mbi 3 milionë euro, shkruan Gazeta Infokus.E në vitin 2019 tenderët në komunat të banuara me shumicë serbe “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O”, i ndanë me njëra tjetrën.Këto dy biznese me të njëjtin pronar fituan hiq më pak se 22 tenderë.