IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 3.470 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
Në Gjilan në 24 orët e fundit 76 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në komunën e Gjilanit.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.