Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021 në arsimin parauniversitar, sipas të cilit pushimi pranveror do të fillojë me datë 6 prill 2021 dhe do të përfundojë më datë 8 prill 2021.
Pra, sipas këtij vendimi, mësimi në arsimin parauniversitar vazhdon nga data 12 prill 2021.
Ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen me ditë mësimi: 5 ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa 2 ditë mësimi iu takon komunave t’i zëvendësojnë gjatë ditëve të shtuna.
Vendimi është marrë me rekomandim të IKShPK-së dhe pas takimeve të ministres Nagavci me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ku është arritur pajtueshmëri e plotë për pushimin pranveror dhe për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit gjatë këtij viti shkollor.