Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë t’i bëjë opozitë qeverisë së Kurtit, megjithatë jo atë që dikur e bënin bashkë me Kurtin.
Haradinaj ka një përgjigje pse nuk do të ndodhë ajo formë e opozitës. I pari i AAK’së tha se është plakur.
“Ne do të krijojmë funksionin e opozitës, por jo atë që dikur kemi bë bashkë. Tash ndoshta edhe unë jam plakur, sepse edhe ai është plakur, ka ndryshuar shumë. Edhe pse si aktivistë politikë, jetëgjatësinë e kemi të ngjashme”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, ai tha pranoi fitoren e VV’së dhe tha aktualisht po koncentrohet që me këtë fitore të Kurtit t’i sjellin edhe ndonjë fitore vendit.
“Nuk dëshirojmë që t’i ndodhin humbje Kosovës. VV’ja ka fituar, por të shohim nëse me këtë fitore mund t’i sjellim edhe ndonjë fitore Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë që për këtë fitore të VV’së, Haradinaj tha se “Është e logjikshme me besu që ato të gjitha ato vota janë të VV’së”.