Analisti, Imer Mushkolaj po e quan shantazh ndaj opozitës iniciativën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Ai ka pyetur se pse duhet të iniciohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje pikërisht pak para votimit për presidentin.
“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, shkruan ai në Facebook.
Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se se sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje dhe pastaj të thirret edhe seancë e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.