Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e qeverisë Kurti për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.
Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton që në sistemet që ka deficite të demokracisë, të nxirret një ligji për amandamentim dhe se po tenton të kontrabandojë këtë ligj pa u konsultuar me asnjë nga partitë politike një gjë që sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, shkruan Indeksonline.
“Ky ligj nuk është i mirë, sepse kjo e konfirmon edhe konstatimi partiak. Nuk ju nënshtrohemi në asnjë rrethanë dhe asnjë shantazhi të VV-së. Në sistemet që ka deficite të demokracisë, që nxirret një ligji për amandamentim nuk ka ndodhur. Ky ligj nuk është i mirë, sepse kjo e konfirmon edhe konstatimin që dua të them pra nuk asnjë logjikë që të sillet një ligj për ndryshimin e një ligji pa u konsultuar me asnjë parti politike e që ndikon direkt në secilën parti. Kurti po dëshiron të kontrabandojë këtë ligj dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë politikë të këtij vendi”, ka thënë Tahiri para mediave.
Ndër të tjera Tahiri ka thënë se Kosova duhet ta ketë prioritet vaksinimin, por ky ligj e ka bazën kryesore si një qasje totalitare, një qasje e arrogancës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e respekton ndryshimin e ligjit për Zgjedhje.