Partitë opzitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në këtë mbledhje për diskutohet për ndryshimin e propozuar nga Qeveria e Kosovës të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Më këtë ndryshim parashihet që qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë t’u mundësohet votimi në ambasadat e vendeve përkatëse.
Të parët e lëshuan mbledhjen deputetët e PDK-së, pastaj ai i LDK e më pas edhe deputeti i AAK-së. Ata patën vërejtje për mënyrën e thirrjes së mbledhjes dhe mënyrën se si po tentohet të bëhen ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet. Mbledhja po mbahet vetëm me anëtarët e VV-së dhe deputetët e pakicave.