Analisti Jusuf Thaçi ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.
Ndërkohë ai ka duartrokitur qëndrimin e të parit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.
“Në raport me LDK’në kjo sjellje e shumicës është absolutisht jo korrekte dhe mendoj se qëndrimi i kryetarit të LDK’së është absolutisht dinjitoz dhe i drejtë”, tha Thaçi në Pressing.
“Po ka sjellje jo korrekte nga ana e shumicës karshi LDK’së”, tha ai.
“Nëse i kisha rangu përgjegjësit për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse do të ketë, unë mendoj se përgjegjësit kryesorë kishin me qenë pikërisht PDK’ja e AAK’ja dhe VV’ja”, tha Thaçi.