688 gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës të premten për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
1058 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 60 aksidente trafiku.
Dje po ashtu u arrestuan 24 persona për vepra të ndryshme penale, ku 16 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.