Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Insajderi.
Ajo ka thënë se nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.
“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja, 7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, ka shkruar ajo.