Reagon përsëri Çitaku: Po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri, pas disa komenteve kërcëuese që tha se mori dje nga simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas një shkrimi që kishte bërë në Facebook
Çitaku ka shkruar sot se turmat po mendojnë se mund ta diktojnë kush ka të drejtë të shpreh mendim.
“Puna është, që tash po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo. A po kuptoni, turmat po mendojnë që munden me diktu kush ka të drejtë me shprehë mendim në këtë vend”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe, të shtunën Çitaku shkroi në Facebook “Republikë nëse mund ta mbash”, e këtë shkrim Çitaku thotë se e bëri për shkak se është e shqetësuar me situatën politike në Kosovë.
Ajo kujtoi se nuk është as deputete e as ministre, megjithatë nga simpatizantë të VV’së mori mesazhe fyese, kërcënuese dhe denigruese.