Kuvendi i Kosovës mblidhet edhe sot për të vazhduar me seancën për zgjedhjen e presidentit.
Kjo pasi që në seancën e së shtunës mungoi kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit.
Me ç‘rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se seanca do të vazhdojë të dielën në orën 17:00. “Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha ai.
Në seancën e së shtunës dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës meqë nuk është arritur kuorumi prej 80 votave. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79.
Janë tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj që nuk kanë marrë pjesë në votimin për të parin e shtetit. Rikujtojmë që të tre këta deputetë janë ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit, tani pretendente për presidente e propozuar nga Vetëvendosjes e që vie.
Ndonëse shkuan në sallën plenare, por deputeti dhe u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj bashkë me Bedri Hamza u larguan nga salla kur ishte momenti që të hidhej në votim zgjedhja e presidentit.