Sot, Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e Kosovës për një mandat pesë vjeçar.Gazeta Blic merr vesh se tashmë janë siguruar 80-të vota për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.
“Janë siguruar 80 vota. Adem Hodza do ta votoj Osmanin”, tha për Gazetën Blic.
Si arsyetim për ta votuar Osmanin, Hodza ka situatën me pandemi në të cilën ndodhet vendi.”Hodza si arsyetim për votën e tij pro Osmanit do ta ketë gjedhjen e rëndë me pandeminë”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Dje ka dështuar dy herë bërja e kuorumit për raundin e parë, për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Tre deputetë të LDK-së: Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti nuk e kanë votuar Osmanin, derisa nga AAK ka befasuar deputetja Albena Reshitaj.
Pavarësisht qëndrimit të AAK, ajo ka dalë kundër- duke qëndruar në sallë kur të zgjedhet Osmani presidente.
PDK ndërkaq nuk do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit. Ata e kanë quajtur Vjosa Osmanin përçarëae.