E braktisën Norvegjinë për t’u kthyer në vendlindje. Shiqeri Ramadani bashkë me gruan e tij, Sheren Ramadani nga Ferizaj, tash e tri vjet janë kthyer për të jetuar në Kosovë. Kjo pasi malli për vendin ku janë rritur ishte i madh.
Dashuria për atdheun është aq e madhe, sa që Shiqeri Ramadani në trup ka tatuazhe të shumta të personazheve të njohura politike.
Ajo çfarë morri vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale ishte tatuazhi me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Madje, 53-vjeçari pritet të bëjë tatuazh edhe një portret të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.