Kryeministri Albin Kurti ka marr sot vendim që ta emëroj Shemsi Sylën, zëvendësministër të Mbrojtjes.
Më herët Syla ishte epror i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Njoftimi i plotë:
Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes, veprimtari i çështjes kombëtare, ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, koloneli në pension Shemsi Syla. Me këtë rast, zv.ministri Syla u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.