Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për vendimin e deputetes Albena Reshitaj e cila mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.
Haradinaj ka thënë se vendimi i deputetes Reshitaj ishte pjesë e trafikimit të votave.
“Ne e shohim vendimin e deputetet Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave nuk na vjen mirë. Si Aleancë kemi qenë të gatshëm me vendos marrëdhënie çfarëdo natyre për të ndihmuar formimin e institucioneve, por nuk ndihemi mirë kur zonja Reshitaj dhe të gjithë ne kemi kërkuar votë për Aleancën dhe veprimi individual ja ka pamundësuar Aleancës rolin e vet në ndërtim të institucioneve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se zgjedhja e presidentes dhe fituesit e zgjedhjeve e kanë lënduar edhe fitoren e tyre por edhe të Kosovës.
“Zgjedhja e presidentes në këtë rast por edhe fituesit e rinj e kanë lënduar edhe futoren e tyre dhe të Kosovës me tri veprime. I pari ka qenë kërcënim, jepna votën ose ju dërgojmë në zgjedhje, i dyti ka qenë Ligji për zgjedhje që ka ardh natën dhe vetëm një zor të madh duhet me pas me trafiku një ligj të tillë bazik për demokraci, dhe i treti është trafikimi i votës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se nuk kanë marrë asnjë vendim të caktuar për deputeten Reshitaj.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim për zonjën Reshitaj, dhe bindja ime është që edhe vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/