Në prag të fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame të komunës së Gjilanit shpërblen me uniforma të reja 42 imamët e komunës, të cilën me përkushtim i shërbejnë xhematit të tyre.
Këshilli i bashkësisë Islame, mori këtë hap për nderë të muajit të madhërishëm të Ramazani në shenjë falënderimi për përkushtimin që kanë imamët në kryerjen e shërbimeve fetare në këto kohëra të vështira pandemie që po përballohen qytetarët.
Këshilli i Bashkësisë Islame do të bëjë të pamundurën që bashkë me imamët, t’ia dal me sukses kryerjet e riteve fetare jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit por në vazhdimësi, thotë kryetari i KBI-së Naim ef. Aliu.