Pronarët e bizneseve që operojnë në qendrat tregtare në qytetin e Gjilanit, do të mbajnë protestë paqësore për ta kundështuar trajtimin jo të barabartë me qendrat tregtare nëpër qytetet tjera të Kosovës shkruan Radio Star.
Duhet të theksojmë që në bazë të fakteve të grumbulluara bizneset nëpër qendrat tregtare në qytetet tjera e zhvillojnë veprimtatine e tyre pa kurfar problemi. Kjo mund të jetë gjithcka, por vetëm barazi para ligjit jo!
Protesta fillon në ora 13:00 dhe zhvillohet para zyrës se kryetarit në Gjilan.
Bizneset që operojnë nëpër qendrat tregtare në Gjilan, kërkojnë nga të gjitha palët e dëmtuara që të bashkohen në mbrojtje të interesave të tyre./RadioStar/