Donika Bajraktari – Ymeri është 24 vjeçarja nga Sllatina e Vitisë që ndrroi jetë pasi solli në jetë një djalë.
Familjarët kanë njoftuar se e ndjera ka ndërruar jetë pasi ka lindur një djalë, gjendja e saj është komplikuar më pas dhe nuk ka mundur të përballojë komplikimet dhe si pasojë ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër 09 prill në ora 13:00 në Sllatinë të Epërme./PlusTV/