Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se tashmë procesi i Vettingut në Ministrinë e Drejtësisë ka filluar.“Vetingu: Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar puna për vetingun. Së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda MD, i cili grup do ta konsiderojë edhe kontributin e ekspertëve nga jashtë për kompletimin e bazës legjislative që do t’i hapë rrugë vettingut”, ka shkruar Nimoni në Facebook.
Nimoni ka treguar po ashtu se synohet që sa më shpejtë të miratohet Strategjia e Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit .