Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave antiCovid ka gjobitur mbi 1 mijë qytetarë.
Siç shihet këtë 24 orësh është rritur numri i gjobave, kjo pasi edhe policia ka shtuar kontrollet e rrepta në tërë vendin.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i gjobave në trafik.
Brenda 1 dite janë shqiptuar 1339 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.
Ndërsa 21 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.