Dy persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimet se të njëjtit kanë dhunuar një femër.
Policia sqaron se mbi dy të arrestuarit ekzistojnë dyshime për keqtrajtim seksual të një viktime femër.
Gjithashtu, të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Gjilan N.N.2021-NN. Me 16.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë keqtrajtuar seksualisht viktimën femër kosovare. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thotë policia.