I pari i Qeverisë, Albin Kurti do ta mbledh sot pasdite kabinetin qeveritar.
Mësohet se Qeveria Kurti do të mblidhet në ora 19:00.Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.
Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e Komunave ku u diskutua për masat antiCOVID.
Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore.