Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër gastronomia të lejohet të punojë.
Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.
Ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në or 05:00 të mëngjesit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.
Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID.